Komisioni Hetimor për Energji Elektrike 2006-2022, gjatë fazës së parë të administrimit të dokumenteve dhe intervistave me dëshmitarë ka rezultuar me tri pika.
Kështu ka bërë të ditur, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja përmes një postimi në Facebook, ku sipas tij KEDS është shtiru për vetëm 11% të vlerës normale.
“1. Kompania American Appraisal Ishte angazhuar për të vlerësuar asetet e KEK. Më 12 dhjetor 2005 kompania ka vlerësuar se asetet e KEDS kishin vlerën 239.1 milionë euro.
2.Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për privatizim të KEDS në shtator 2008. Vendimi ishte përkrahur nga PDK, AKR, LDK dhe AAK.
3. KEDS, rrjeti i shpërndarjes së energjisë ishte shitur për 26.3 milionë euro tek kompania Limak&Çalik në maj 2012. Vlera e transaksionit ishte sa 11% e vlerës së aseteve”, ka shkruar Muja.