Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka ironizuar me kolegun e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri i cili në Formularin për Broshurën e Parlamentarëve e kishte shkruar gabimisht vendlindjen (Skënderajë), gjuhën tjetër që e flet përveç shqipes (anglishtë) si dhe pozitën (deputetë), transmeton Gazeta Sinjali.
Muja e ka tepruar me ë-ja si për të ironizuar me gabimet e Tahirit në formular.
“Koincidentalisht PDK ka ftuar debat parlamentar për sfidat në arsim këtë javë”, ka shkruar Muja.
Postimi i plotë:
Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet ‘me inicitivenë e shefit të grupitë parlamentarë të PDK, Abelardë Tahiri përë të diskutuarë përë problemetë në arsimë’. Koincidentalisht PDK ka ftuar debat parlamentar për sfidat në arsim këtë javë.