image Muja i kërkon falje publike punonjëses së Kuvendit të Kosovës për sjelljen e pahijshme ndaj saj

Sociale

Muja i kërkon falje publike punonjëses së Kuvendit të Kosovës për sjelljen e pahijshme ndaj saj

news image

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, i ka kërkuar falje publike punonjëses së Kuvendit të Kosovës për sjelljen e pahijshme ndaj saj, në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Muja thotë se nuk dëshiron që personaliteti i tij të karakterizohet me atë sjellje, e cila thotë se nuk arsyetohet pavarësisht rrethanave që e sollën.

“Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike punëtores së administratës së kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të radhës. Në pozitën e kryetarit të komisionit do të jem bashkëpunues dhe i hapur për të gjithë, deputetët, punëtorët e kuvendit, mediat, shoqërinë civile dhe gjithë qytetarët e Republikës. Puna që kemi para vetit është me përgjegjësi të madhe, andaj edhe kujdesi ndaj tjerëve duhet të jetë i madh”, ka thënë Muja përmes një statusi në Facebook.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka shtyrë me dorë, duke e larguar njërën nga zyrtaret e stafit mbështetës të komisionit, të cilës dëgjohet t’i ketë thënë “Ulu, mos u afro”./Gazeta Sinjali/