image Muja: Draft-statuti i Asociacionit s’do të dërgohet në Kushtetuese për anëtarësim në KiE

Politikë

Muja: Draft-statuti i Asociacionit s’do të dërgohet në Kushtetuese për anëtarësim në KiE

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Armend Muja, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka mohuar se Qeveria do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Unë nuk besoj që anëtarësimi në KiE është çështje tranzaksionale është çështje vlerore, dhe për këtë arsye duhet ta mbajmë të tillë, në kuadër të kritereve të KiE listohen kritere sa i përket demokracisë të drejtave të njeriut dhe normalisht që ka edhe të drejta për komunitet jo shumicë dhe ato janë kriteret. Mbi bazën e këtyre është hartuar një raport jo vetëm nga raporti i Bakoyannis mirëpo ka pasur juristë eminentë që kanë parë dhe kanë rishiku çdo aspekt rregulltiv kushtetues dhe ligjor të Kosovës dhe ata i kanë listu ato parakushtet esenciale dhe asnjë nga to nuk është formimi i Asociacionit”, ka deklaruar Muja.

Muja ka thënë se si Grupi Parlamentar është duke punuar që ti sigurojnë votat brenda grupit paralmentar për të kaluar kodin civil.

Ai tha se brend GP-ja ka diverzitet të mendimeve sa i pëket këtij projekligji.

“Ky projekt kod ka ardhur nga ministria e Drejtësisë, aktualisht nuk e di por shumica parlamentare është duke punuar që të sigurojë koncensusin brenda grupit parlamentar. Ka kohë që është duku u punuar në sigurimin e votave dhe e dyta është që të votohet është e vërtetë që ka diversitet të mendimeve. Shumica parlamentare  është në përjekur që të sigurojë vota për çdo ligj”, ka thënë Muja.

/GazetaSinjali/