image Muhaxheri tek selia e LDK-së: Erdha me e pa kryetarin

Politikë

Muhaxheri tek selia e LDK-së: Erdha me e pa kryetarin

news image

Pas ftesës së re për koalicion nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në drejtim të LDK-së, selia e kësaj partie ka nisur të frekuentohet nga figurat e  saj, megjithatë pa ndonjë konfirmim të qartë nëse po mbahet takim i kryesisë.

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është parë sot në zyrat e partisë në Prishtinë, por nuk dha ndonjë përgjigje konkrete nëse është mbledhur kryesia për të diskutuar ofertën e Vetëvendosjes.

”Ndoshta ka. Unë erdha me e pa kryetarin”, ka thënë shkurt Muhaxheri, duke mos konfirmuar asgjë.

Po ashtu, edhe Lutfi Haziri, nënkryetar tjetër i LDK-së, janë parë duke shkuar në objektin e partisë bashkë me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Feratin. Haziri mohoi se ka ndonjë mbledhje në zhvillim, por la të kuptohet se një takim mund të ndodhë së shpejti, dhe më pas do të ketë përgjigje publike për letrën e Kurtit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/