image Muhaxheri reagon pas sulmit fizik ndaj tij: Jam shëndosh e mirë

Kosovë

Muhaxheri reagon pas sulmit fizik ndaj tij: Jam shëndosh e mirë

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pasi u sulmua fizikisht nga dy persona mëngjesin e sotëm.

I pari i Pejës ka publikuar një foto me shumë miq të tij siç i ka quajtur ai, teksa e ka cilësuar sulmin si të “befasishëm”.

“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar ai në Facebook.

Sinjali zbuloi ekskluzivisht emrat e dy personave të dyshuar në këtë rast, të cilët janë Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj.

Po ashtu, Sinjali mësoi se sulmi dyshohet se ka qenë i motivuar për shkak të funksionit të tij.

Sipas burimeve, sulmi lidhet me një pronë të të dyshuarve, të cilën komuna thuhet se nuk ka vepruar në favor të kërkesave të tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/