image Muhaxheri reagon pas humbjes së thellë të LDK-së në Pejë

Muhaxheri reagon pas humbjes së thellë të LDK-së në Pejë

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar për herë të parë pas humbjes së thellë që Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi mbrëmë në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Muhaxheri ka thënë se LDK do të angazhohet për ndryshimet të nevojshme dhe për fitore në zgjedhjet lokale.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Pejës, Të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, Faleminderit përzemërsisht për besimin që na keni dhënë në vazhdimësi! Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe kjo tregon kulturën tonë demokratike të shkëlqyer. Ne do të angazhohemi për ndryshimet e nevojshme dhe do të punojmë për fitoren e LDK-së”, ka shkruar i pari i Pejës në Facebook./Gazeta Sinjali/