Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur pas fitores së sontme kundër Moldavisë.
Sahiti ju gëzua fitores, duke thënë se kjo i është dashtur Kosovës pas këtij viti të vështirë, shkruan Sinjali Sportiv.
“Kjo na është dashtë pas një viti të vështirë, minutat e fundit tentuan që të rrezikojnë por u përmbajtëm mirë ngase kemi luajtur tri ndeshje për një javë dhe ishte e vështirë për këta futbollistë. Patëm rast për të shënuar golin e dytë, në pjesën e parë nuk lejuam kundërshtarin të bëjë asgjë, nuk ka qenë ndeshje e lehtë kundërshtari nga krijoi vështërsi”.
Sahiti foli edhe për lëndimin e Rrahmanit.
“Po merret stafi mjekësor, nuk dihet ende por nuk e besoj se është lëndim i rëndë por kur Rrahmani largohet mund të jetë edhe lëndim jo i lehtë”.
“Fitoren e sontme ia dedikojmë selektorit Bernard Challandes”, përfundoi Sahiti.