image Muharrem Sahiti: Jam i zhgënjyer që nuk u shpërblyem së paku me një pikë

Futboll

Muharrem Sahiti: Jam i zhgënjyer që nuk u shpërblyem së paku me një pikë

news image

Ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti është deklaruar pas ndeshjes së zhvilluar kundër Sllovenisë.

Sahiti ka thënë se është mjaft i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve por i zhgënjyer që nuk morën të paktën një pikë nga kjo ndeshje, shkruan Sinjali Sportiv.

“Jemi të gjithë të kënaqur me angazhimin e futbollistëve, nuk patëm fatin ta mbajmë epërsinë deri në fund. Jam i zhgënjyer që nuk u shpërblyem së paku me një pikë”.

Sahiti po ashtu foli edhe për ndeshjen e ardhshme të Kosovës dhe rikthimin e disa futbollistëve.

“Në ndeshjen tjetër kthehet edhe Herolind Shala, mund të kthehet edhe Celina dhe jemi pak më komplet sesa sot”, deklaroi Sahiti.

/Sinjali Sportiv/