image Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane në Portugali

Sporte të tjera

Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane në Portugali

news image

Atleti i Kosovës, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane U-23 në Portugali, në hedhjen e gjyles.

Ramadani fitoi në konkurrencë me garuesin gjerman, Eric Maihofer dhe italianin Riccardo Ferrara, duke hedhur gjylen në distancë prej 19,28 metra apo 15 centimetra më shumë se gjermani dhe 28 më shumë se italiani.

Shpresa olimpike e Kosovës më parë ishte shpallur kampion evropian deri në moshën 20-vjeçare e gjithashtu kishte hyrë në top 8 garuesit botëror U-20, teksa kjo në Portugali llogaritet arritja më e madhe tij.

May be an image of 1 person

Hedhja prej 19,28 metrave është më e mira për Ramadanin në këtë disiplinë teksa në gjylen prej 5 kilogramëve ka rekord personal 19,92 metra.

Suksesi në Kupën Evropiane në Leiria të Portugalisë vjen pas suksesit në Lojërat Mesdhetare në Pesacara gjatë vitit 2022, ku 20-vjeçari u rëndit i dyti në gjeneratën U-20 me hedhje prej 19,13 metra.

/GazetaSinjali/