Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 14 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë testuar 5 mijë 505 mostra të dyshimta, prej të cilave 259 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Në raportin e fundit të publikuar nga kjo ministri bëhet e ditur se gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 870 pacientë, të cilët ishin të infektuar me këtë virus.