image MSH: Nga java e ardhshme qytetarët do të mund të zgjedhin vaksinën që do ta marrin

Shëndetësi

MSH: Nga java e ardhshme qytetarët do të mund të zgjedhin vaksinën që do ta marrin

news image

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se nga java e ardhshme qytetarët mund të zgjedhin se cilën lloj të vaksinës kundër koronavirusit do të marrin, Pfizer apo AstraZeneca.

 Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët e vendit që të aplikojnë për marrje të vaksinës kundër COVID-19, duke thënë se ka vaksina të mjaftueshme.

Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ” qytetarëve u bëhet thirrje që t’i qasen platformës eKosova për caktim të termineve për vaksinim kundër COVID-19″.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  /GazetaSinjali/