image MSH nuk ua vazhdon kontratat, protestojnë infermierët e punësuar gjatë pandemisë

Shëndetësi

MSH nuk ua vazhdon kontratat, protestojnë infermierët e punësuar gjatë pandemisë

news image

Rreth 360 infermierë të punësuar gjatë kohës së pandemisë, kanë protestuar sot para Klinikës Infektive, shkruan Gazeta Sinjali.

Këta infermierë po protestojnë sepse Ministria e Shëndetësisë nuk ua ka vazhduar kontratat.

Sipas Alinda Hadri Mustafës, infermierët po kërkojnë vetëm të plotësohen të drejtat e tyre.

Kërkojmë të drejtën tonë. Kemi punuar në kohën më të vështirë. Kemi punuar në kujdestari dhe nuk jemi paguar asnjëherë. Kanë thanë që do marrim shtesa, nuk kemi marrë asnjëherë.

Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë sesa të drejtën tonë të vazhdimit të kontratave”, tha ajo.

Tutje, ajo ka shtuar se ata janë informuar në minutën për shkëputjen e kontratave, ndonëse ministria duhej ta bënte këtë të paktën dy javë përpara.

Sipas saj javën e kaluar në klinikat e QKUK-së janë pranuar 422 infermierë të tjerë.

Nëse ka pasur fonde për punësimin e infermierëve të rinjë, pse nuk janë vazhduar kontratat për infermierët aktual, ka thënë ajo.

Nëse për ne nuk ka pasur fonde, si i kanë siguruar për ata?”, shtoi ajo.

Krejt në fund, ajo ka treguar se në qoftë se nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre atëherë ata do të protestojnë edhe të hënën para Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta është paralajmëruar se do të mbahet në orën 09:00.

Kujtojmë se infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë. Ata ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj. /Gazeta Sinjali/