image MSH-ja bën ankesë për vendimin e gjykatës në humbjen e rastit ndaj një kompanie farmaceutike

Shëndetësi

MSH-ja bën ankesë për vendimin e gjykatës në humbjen e rastit ndaj një kompanie farmaceutike

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë ankesë ndaj aktgjykimit te Gjykatës se shkallës së parë për rastin kundër një kompanie farmaceutike, gjatë një tenderi në vitin 2011.

Lidhur me këtë rast, në një komunikatë për media, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda kompetencave ligjore, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme disiplinore ndaj personave përgjegjës brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht, rastin e tillë, do ta denoncojë në organet e ndjekjes dhe hetuesisë.

“Përmes kësaj komunikate, Ministria e Shëndetësisë si palë e dëmtuar e njofton opinionin se ka bërë ankesë ndaj Aktgjykimit të Gjykatës së shkallës së parë dhe bashkë me Avokaturën Shtetërore, do të vazhdojnë ta mbrojnë interesin juridik në çështjen në fjalë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet në procedurat e mëtejme gjyqësore”, thuhet në njoftim e MSH.

Çështja e tillë gjyqësore, ka të bëjë më një proces tenderimi të vitit 2011, për të cilin është paditur Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë për anulim vendimi dhe kompensim dëmi.

/GazetaSinjali/