Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm 2 raste të reja të infektimit me COVID-19, të cilat janë shënuar në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë këtij intervali kohor nuk ka asnjë të vdekur.
Përgjatë 24 orëve janë kryer 1.328 testime dhe janë shëruar 14 persona. Kurse raste aktive janë vetëm 162.
Deri më tani në Kosovë janë kryer 134.391 testime./Gazeta Sinjali/