image “Mrekullibërës”/ Albatros Rexhaj publikon foto me mjekun e dënuar për keqpërdorim të 15-vjeçares

Sociale

“Mrekullibërës”/ Albatros Rexhaj publikon foto me mjekun e dënuar për keqpërdorim të 15-vjeçares

news image

Shkrimtari kosovar, Albatros Rexhaj, ka publikuar një fotografi me mjekun e Stomatologjisë, Xhavit Muçiqi, i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me burgim për shkak të kryerjes së veprës penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij personale në rrjetin social Facebook, Rexhaj e ka quajtur Muçiqin si ‘doktori mrekullibërës’.

“Me doktorin mrekullibërës dhe mikun gjithmonë dashamirës  Xhavit Muçiqi”, shkroi Rexhaj bashkëngjitur me fotografinë e publikuar, ku Muçiqi shihet në uniformë.

Kujtojmë se pak ditë më parë,  Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur për të tretën herë fajtor Muçiqin, dhe të njëjtit i ka shqiptuar aktgjykim dënues me një vit burgim.

Muqiqi në vitin 2012, kishte keqpërdorur seksualisht pacienten e tij e cila në kohën kur ka ndodhur rasti ishte vetëm 15-vjeçare.

Detajet lidhur me rastin mund t’i lexoni në linkun e mëposhtëm:

/GazetaSinjali/