Të gjithë u emocionuan dhe u përlotën së paku një herë duke e shikuar këtë film, i cili u bë sensacion gjatë kohës së karantinës.
Filmi turk “Mrekullia në qelinë nr. 7” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u bërë një nga filmat më të ndjekur në Netflix dhe mbarë botën.
Ishte historia emocionuese e Memos dhe Ovës që përloti të gjithë, duke bërë që ky film t’i kalonte kufijtë turk.
Për gjithë këtë sukses, filmi së fundmi u shpërblye me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”.
Aktori me rolin kryesor Aras Bulut Iynemli (Memo) fitoi çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur (Ova) çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.
Filmi poashtu ka rrëmbyer çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.
Kujtojmë që përveç “Mrekullia në qelinë nr. 7”, Aras Bulut Iynemli njihet për role të shumta të suksesshme si “Maral”, “Içerde” dhe së fundi e shohim në serialin “Çukur”, etj. /Gazeta Sinjali/