Mjekët e Klinikës së Neonatologjisë së QKUK-së për dy muaj rresht e kanë trajtuar një rast të rrallë. Në këtë klinikë për më shumë se 60 ditë është trajtuar një foshnje e cila është lindur para kohës, saktësisht në javën e 26-të të shtatzënisë.
Falë punës së mantel bardhëve që është bërë në këtë Klinikë, foshnja është liruar pas dy muajsh nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.
“Së fundmi e kemi pas një foshnje e cila ka lindur 26 javë gjestative me një peshë të ulët në lindje. Pas qëndrimit në klinikë, mbi 2 muaj është lëshuar në shtëpi në gjendje stabile shëndetësore,”- ka thënë drejtoresha e klinikës Hajrije Ismaili.