image MPJD për aksidentin në Serbi: 16 mërgimtarë u lënduan, morën trajtim mjekësor dhe vazhduan rrugën

Rajon

MPJD për aksidentin në Serbi: 16 mërgimtarë u lënduan, morën trajtim mjekësor dhe vazhduan rrugën

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton se qytetarët e aksidentuar në mbrëmjen e së martës në Krushevc të Serbisë, të cilët po udhëtonin tranzit me autobusë drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor.

MPJD njofton se ata kanë vazhduar udhëtimin e tyre me përjashtim të një udhëtareje, e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat.

Në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga Zyra jonë Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore. MPJD-ja falënderon autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve”, përfundon njoftimi i tyre.

/GazetaSinjali/