Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, veçanërisht bashkatdhetarëve që po udhëtojnë drejt vendlindjes gjatë sezonit të verës, që të shmangin kalimin nëpër Serbi dhe të përdorin rrugë alternative.
Sipas MPJD-së, ky apel vjen pas rasteve të përsëritura të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, situatë që ka ngritur shqetësime për sigurinë e udhëtarëve.
Ministria ka bërë të ditur se përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi po monitoron çdo rast të raportuar dhe po mban të informuara institucionet ndërkombëtare, përfshirë delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.
Apeli vjen në kohën kur fluksi i mërgimtarëve drejt Kosovës është rritur ndjeshëm, ndërsa autoritetet kosovare u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të zgjedhin itinerare alternative për udhëtimin e tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!