image MPJD: Kosova e thellon bashkëpunimin me shtetet e Vishegradit

Politikë

MPJD: Kosova e thellon bashkëpunimin me shtetet e Vishegradit

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një video-takim të përbashkët me ambasadorët e Grupit të Vishegradit (Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari), shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua për Fondin e Ballkanit Perëndimor, planet për të ardhmen e tij si dhe bashkëpunimin midis vendeve të Vishegrad-it dhe Ballkanit.

Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se në këtë takim ka thënë se gjatë kryesimit të Kosovës me Fondin e Ballkanit Perëndimor në vitin 2019, është arritur që të mbahen të gjitha aktivitetet e palnifikuara me pjesëmarrje të të gjitha shteteve të rajonit.

“Gjatë kryesimit të Kosovës me Fondin e Ballkanit Perëndimor është bërë edhe një hap shumë i rëndësishëm sa i përket të ardhmes së Fondit të Ballkanit Perëndimor. Ky hap ai ka të bëj me miratimin e Deklaratës së përbashkët nga ana e të gjithë ministrave të punëve të jashtme të rajonit përmes së cilës është vazhduar trendi i rritjes së kontributit vjetor si konfirmim i punës së shkëlqyeshme të bërë deri më tash në përmbushjen e misionit të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër, duke qenë se bashkëpunimi rajonal – i cili pa diskutim ka rezultate shumë të prekshme – shtysë kryesore e ka integrimin europian, është e domosdoshme që perspektiva e anëtarësimit të përkthehet në mesazhe e veprime konkrete edhe nga ana e BE-së”, tha Haradinaj-Stublla.

/Gazeta Sinjali/