image MPJD: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Marokut pas tërmetit shkatërrues

Sociale

MPJD: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Marokut pas tërmetit shkatërrues

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka shprehur pikëllim për tërmetin që goditi Marokun duke lënë të vdekur mbi 1000 persona.

Si ministri, kanë shprehur gatishmëri për të ofruar ndihmë, teksa uruan shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në Twitter.

/GazetaSinjali/