image MPJ për vdekjen e 19-vjeçarit në kufirin Kroaci-Serbi: Nuk ka indikacion që ai u vra nga autoritetet serbe

Siguri

MPJ për vdekjen e 19-vjeçarit në kufirin Kroaci-Serbi: Nuk ka indikacion që ai u vra nga autoritetet serbe

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale.

Ndryshe, një 19-vjeçar nga Kosova është therrur me thikë në kufirin Kroaci-Serbi.

Pas plagëve të marrë ai ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc.

/GazetaSinjali/