Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të gjitha mediat vendore dhe ndërkombëtare se për një kohë të caktuar nuk do të kenë qasje në kampin ku po qëndrojnë afganët për të marrë pamje, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas tyre kjo po bëhet për shkaqe të sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë së refugjatëve nga Afganistani të vendosur në Kosovë.
“Ministria e Punëve të Brendshme, i njofton të gjitha mediat vendore dhe ndërkombëtare se për shkaqe të sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë së refugjatëve nga Afganistani të vendosur në Kosovë, për një kohë të caktuar nuk do të kenë qasje në kamp për të marrë pamje’, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se 111 afganë kanë mbërritur të dielën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Të njëjtit do të vendosen në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj.