image MPB nënshkruan marrëveshje me FBI-në për forenzikë

Kosovë

MPB nënshkruan marrëveshje me FBI-në për forenzikë

news image

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe FBI-së në fushën e forenzikës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe zëvendës atashena e FBI-së, Michelle L. Miller.

Kjo marrëveshje, sipas MPB-së, ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës.

Ministri Mustafa falënderoi takim zëvendës atashenë  për besimin ndaj MPB-së dhe institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri./Gazeta Sinjali/