image MPB kërkon nga qytetarët të shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje

Kosovë

MPB kërkon nga qytetarët të shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje

news image

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët të mos i shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje të Mitrovicës, kjo sipas tyre për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë, transmeton Gazeta Sinjali.

MPB-ja ka kërkuar nga qytetarët t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

MPB gjithashtu ka bërë të ditur se qytetarët që qarkullojnë nga Kosova në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje duhet të pajisen me targat e përkohshme RKS.

“Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Gazeta Sinjali/