image MPB-ja serbe ndalon organizimin për largimin e muralit të Ratko Mlladiqit në Beograd

Rajon

MPB-ja serbe ndalon organizimin për largimin e muralit të Ratko Mlladiqit në Beograd

news image

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi kishte planifikuar që të mbajë një tubim më 9 nëntor, për të larguar muralin e Ratko Mlladiq, i cili ndodhet në një ndërtesë, në një rrugë të Beogradit. Mirëpo, MPB-ja serbe sot ka marrë vendim për ndalimin e këtij tubimi.

Ndalimi i organizimit të tubimit tonë është një përballje mes policisë serbe dhe pjesës së mbetur të traditës antifashiste dhe paqësore të vendit, dhe në të njëjtën kohë, në vend se të mbrohet liria dhe e drejta e qytetarëve serbë, po mbrohet personazhi dhe po festohen krimet e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, së bashku me grupet ekstremiste”, thuhet në deklaratën e kësaj Iniciative.

Bëhet e ditur se fillimisht heqja e këtij murali ishte koordinuar me komunitetin e banesave dhe Iniciativa Rinore u kishte bërë thirrje njerëzve me shpirt liridashës që së bashku në publik t’i kundërshtojnë kriminelët e luftës, shkruan danas.

Si arsyetim për ndalimin e këtij tubimi u është thënë se mund të ketë “konflikt fizik të ndërsjellë për shkak të mbledhjes më të madhe të njerëzve të tjerë që do të shprehnin pakënaqësinë dhe kundërshtimin e tyre ndaj tubimit të kërkuar”.

Këtë shpjegim ne e kuptojmë si mbytje të çdo forme të tubimit publik që është qartësisht kundër urrejtjes, dhe hap rrugën për mosndëshkimin dhe lirinë e terrorit për grupet ekstremiste”.

Kësaj radhe është e qartë se heqja e muralit të Ratko Mlladiqit e goditi në zemër qeverinë – çështjen e qëndrimeve ndaj krimeve të luftës – kështu që mekanizmi i ndalimit nuk u drejtohet huliganëve, por antifashistëve. Kjo tregon mbështetjen themelore të shtetit serb për nacionalistët ekstremë. Duke e ndaluar tubimin, shteti e ka ruajtur muralin e Ratko Mlladiqit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Një mural me imazhin e Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të ushtrisë serbe, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte, po qëndron në fasadën e një ndërtese në cep të rrugëve Njegoseva dhe Aleks Nenadoviq në Beograd për më shumë se tre muaj. /GazetaSinjali/