image MPB-ja lëshon patentë shofer ndërkombëtar me gabime - Sinjali

MPB-ja lëshon patentë shofer ndërkombëtar me gabime

news image

Që nga 14 tetori, Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur shpërndarjen e patentë shoferëve ndërkombëtar, raporton Gazeta Sinjali.

Por, një qytetar që ka aplikuar për ta marrë patentë shoferin ndërkombëtar, e ka marrë këtë të fundit me disa gabime.

Ai ka publikuar dokumentin si dëshmi sesi i janë ndërruar kategoritë e patentë shoferit.

 “C1E është ngatërruar me D1E. Pastaj, B1 (që është për triçikletat dhe çikletat me katër rrotë me veprim motorik) këtu e kanë përfshirë për furgon”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: