image MPB me fushatë kundër gjuajtjes me armë, protagonistë janë një çift i ri (VIDEO)

Siguri

MPB me fushatë kundër gjuajtjes me armë, protagonistë janë një çift i ri (VIDEO)

news image

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka realizuar një fushatë kundër gjuajtjeve me armë.

Në këtë fushatë të paraqitur përmes një videoje theksi është vendosur tek gjuajtjet me armë nëpër festa të ndryshme.

“Çdo plumb e ka një shënjestër”, është motoja e kësaj fushate e cila është mbështetur nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Holanda, Norvegjia dhe Bashkimi Evropian.

“Një plumb endacak duhet të përfundojë diku, edhe nëse personi që gjuan nuk ka një shënjestër konkrete. Mos lejoni që festa juaj të jetë një tragjedi për dikë tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

/GazetaSinjali/