Lotina Haziri ka festuar sot ditëlindjen, ndërsa partneri i saj, reperi i njohur Mozzik, i ka kushtuar një urim të veçantë dhe plot ndjenja në rrjetet sociale.
Nga Gjirokastra, artisti publikoi një dedikim romantik, ku krahas urimit për ditëlindje, përdori edhe një referencë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare për të shprehur dashurinë ndaj Lotinës.
“Urime ditëlindjen, e bukura ime Lotina! Nga Gjirokastra po ta çoj këtë urim. Kadare thoshte: ‘Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja’, po unë me këmbëngulje ta mora kalanë. U plakshim bashkë, me shëndet e veç kujtime të mira”, shkroi Mozzik.
Postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e vlerësuan si një nga dedikimet më romantike që reperi ka bërë publikisht për partneren e tij.
Çifti vazhdon të jetë ndër më të komentuarit në estradën shqiptare, me paraqitjet dhe momentet e tyre që shpesh bëhen temë në rrjetet sociale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!