image Mourinho pas finales: Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi

Futboll

Mourinho pas finales: Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi

news image

Jose Mourinho shkroi historinë me Romën teksa skuadra e tij mposhti Feyenoordin për të triumfuar në finalen e Ligës së Konferencës UEFA.

Roma u bë fituesja e parë ndonjëherë e këtij turneu të ri të inauguruar nga UEFA, me kryeqytetin shqiptar që ishte nikoqire e këtij turneu.

Ky ishte trofeu i 26-të i portugezit në karrierën e tij menaxheriale.

Ai mbetet me rekord 100% në finalet evropiane, duke i fituar 5 nga 5 të tilla.

Pas turneut, portugezi është prononcuar për mediat në Shqipëri.

Ai për Digitalb tha: “Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, pasi arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur.

/GazetaSinjaliSport/