image Mourinho mbetet 'magnet' i Kupave dhe 'mjeshtër' i finaleve evropiane

Futboll

Mourinho mbetet ‘magnet’ i Kupave dhe ‘mjeshtër’ i finaleve evropiane

news image

Jose Mourinho shkroi historinë me Romën teksa skuadra e tij mposhti Feyenoordin për të triumfuar në finalen e Ligës së Konferencës UEFA.

Roma u bë fituesja e parë ndonjëherë e këtij turneu të ri të inauguruar nga UEFA, me kryeqytetin shqiptar që ishte nikoqire e këtij turneu.

Jose Mourinho e vërteton edhe njëherë që ai mbetet një ‘magnet’ i finaleve të Kupave.

Roma nuk fitonte një trofe që nga 2008, dhe nuk kishte fituar kurrë një trofe madhor evropian. Mourinho e ndërpret ‘agjërimin’ e pritjes së një titulli, teksa e bën klubin romak me një trofe evropian.

Ky ishte trofeu i 26-të i portugezit në karrierën e tij menaxheriale.

Ai mbetet me rekord 100% në finalet evropiane, duke i fituar 5 nga 5 të tilla.

Dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, dy herë fitues i Ligës së Evropës, dhe tashmë fitues i Ligës së Konferencës, me ç’rast bëhet njeriu i parë në histori që i fiton të tri këto kompeticione nga UEFA.

/GazetaSinjaliSport/