image Mourinho ka nisur të mësojë gjermanisht

Futboll

Sport/ Mourinho ka nisur të mësojë gjermanisht

news image

Jose Mourinho është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës së Borussia Dortmundit.

Sipas “Bild”, klubi gjerman ka kontakte të shpeshta me trajnerin portugez, i cili ka nisur të mësojë gjermanisht.

Mourinho aktualisht nuk po drejton asnjë ekip që kur u shkarkua nga Manchester United vitin e kaluar.

Mourinho është zgjedhja e parë e Dortmundit për të zëvendësuar Lucien Favre, i cili e ka nisur me ulje-ngritje këtë sezon. Por, portugezi duhet të ulë pretendimet për pagën, pasi 24 milionë stërlina që merrte te United, Borussia Dortmund nuk ia garanton dot.