image Mourinho e do Ronaldon te Roma, sipas mediumit anglez

Futboll

Mourinho e do Ronaldon te Roma, sipas mediumit anglez

news image

Roma ka filluar kontaktet me sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Sipas mediumit “The Sun”, klubet e mëdha evropiane si PSG, Bayern Munich dhe Roma e duan ish yllin e Real Madridit, me trajnerin Jose Mourinho që ka interesim të shtuar për portugezin.

Agjenti Jorge Mendes ka mbajtur takime me drejtuesit e Romës për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, që realizohet vetëm nëse klubi italian kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo nuk është duke kaluar formën më të mirë të mundshme te Man United, ku nuk ka shënuar që gjashtë ndeshje, ndërsa shpreson që të këtë rekord të zi ta përfundojë sonte ndaj Brighton.

Ndërkohë, ekziston mundësia që portugezi të qëndrojë në “Old Trafford”, por vetëm nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Sinjali Sporti/