image Mount shënon, Chelsea pranë finales

Futboll

Mount shënon, Chelsea pranë finales

news image

Sot në Londër po zhvillohet gjysmëfinalja e kthimit në Ligën e Kampionëve, mes Chelseat dhe Real Madridit, shkruan Sinjali Sport.

Ka ndryshuar rezultati në “Stamford Bridge”, ku Chelsea ka krijuar një epërsi prej 2 golave.

Mason Mount ishte ai që realizoi në minutën e 85-të.

Timo Werner më në fund realizon në ndeshje të madhe, gjermani shënoi në portën thatë në minutën e 27-të.

Ndeshja e parë në Madrid përfundoi pa fitues me rezultat 1-1, mirëpo në favor të “bluve” duke e ditur rregullin në Ligën e Kampionëve për golin e mysafirit.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve, ku e pret Manchester City./Gazeta Sinjali Sporti/