image Motra e Dua Lipës bën debutimin në modë duke defiluar si modele në Javën e Modës në Milano

Bota e Yjeve

Motra e Dua Lipës bën debutimin në modë duke defiluar si modele në Javën e Modës në Milano

news image

Motra e vogël e Dua Lipës, Rina, ka marrë nga fati i mirë i motrës së saj e cila gëzon famë botërore, duke bërë hapjen e shfaqjes së modës “GCDS Fall 2021” të enjten gjatë Javës së Modës në Milano.

Dua Lipa menjëherë tregoi mbështetjen e saj, duke postuar një video në Instagram të motrës së saj 19-vjeçare, ku shfaqej duke defiluar me një fustan mini me prerje, ngjyrë jeshile-ulliri.

Dy motrat Lipa janë adhuruese të markës së njohur, pasi edhe Dua ka realizuar një fotosesion me bikinit e markës “GCDS Care Bear” vitin e kaluar, pak para hyrjes në karantinë.

Dua dhe i dashuri Anwar Hadid madje bënë paraqitje virtuale në shfaqjen e modës shtatorin e kaluar në formën e avatarëve të animuar, falë teknologjisë AR.

Paraqitja e Rinës në pistën e modës nuk është befasi duke marrë parasysh dashurinë e saj të njohur për modën. Në vitin 2019 ajo u bashkua me Nasty Gal në një koleksion me 30 veshje të frymëzuara nga vitet ’90.

/GazetaSinjali/