image Motoçiklisti “fluturon” mes korsive me shpejtësi të lartë, pa sinjalizim

Siguri

Motoçiklisti “fluturon” mes korsive me shpejtësi të lartë, pa sinjalizim

news image

Një situatë e rrezikshme është regjistruar në një autostradë, ku një motoçiklist është parë duke qarkulluar me shpejtësi të lartë dhe duke kryer manovra të rrezikshme në trafik.

Ai shihet duke ndërruar korsi në mënyrë të përsëritur, duke kaluar nga ana e djathtë në të majtë dhe anasjelltas, pa dhënë asnjë sinjalizim dhe pa respektuar rregullat bazë të komunikacionit.

Lëvizjet e papritura dhe shpejtësia e madhe kanë krijuar rrezik serioz për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, duke rritur mundësinë e një aksidenti të mundshëm.

Lexuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet qartë mënyra e rrezikshme e lëvizjes së motoçiklistit në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/