image Motoçikleta godet këmbësorin në Pejë

Kosovë

Aksident/ Motoçikleta godet këmbësorin në Pejë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku një motoçikletë ka goditur një këmbësor në rrugën “Bill Clinon”.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Dritan Rugova i cili ka thënë se rreth orës 16:10 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti dhe një këmbësori, këmbësori është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 16:10 në rrugën “Bill Clinton” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti dhe një këmbësori, këmbësori është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Rugova. /Gazeta Sinjali/