image “Motiv” - Alban Skënderaj zbulon surprizat e koncertit në “Air Albania”

Muzikë

“Motiv” – Alban Skënderaj zbulon surprizat e koncertit në “Air Albania”

news image

“Motiv” është emri që mban koncerti i Alban Skënderajt, më i madhi në karrierën e tij muzikore. Plot dy dekada muzikë do të manifestohen me 25 mijë spektatorët e stadiumit “Air Albania”, të cilët do të ndjekin hitet e këngëtarit të tyre të preferuar.

Stadiumi “Air Albania” është në përgatitjet e fundit për të pritur të enjten në mbrëmje spektatorët që do të dëgjojnë këngët më të njohura të repertorit të Albanit.

Edhe pse është i rezervuar për të treguar surprizat dhe momentet e veçanta që do të ketë më 6 qershor, në një konferencë për shtyp këtë të martë, Albani pranoi që në skenë do të ketë momentin e tij me bashkëpunëtoren, por edhe njeriun e të jetës, Miriam Cani.

Pak më parë, Albani ka zbuluar edhe këngëtarin që do të hapë koncertin e tij – Sardi Strugaj.

Së bashku me skuadrën e tij, Albani premton që publiku do të kalojë një natë plot emocione dhe do të shijojnë një koncert në nivele evropiane në gjithë realizimin e tij.

/GazetaSinjali/