image Moti sot në Kosovë, i vranët dhe me reshje të dobëta bore

Kosovë

Parashikimi/ Moti sot në Kosovë, i vranët dhe me reshje të dobëta bore

news image

Sot në Kosovë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me fjolla të dobëta bore, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë.

Instituti bën të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

IHMK-ja thekson se do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./ Gazeta Sinjali/