image Moti sot me vranësira dhe intervale me diell, priten edhe ca riga shiu

Kosovë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell, priten edhe ca riga shiu

news image

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku herë pas here priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 18-50 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimalet prej 21 deri në 24°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/