image Moti sot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu

Kosovë

Moti sot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu

news image

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Vonë pasdite, pritet vranësirat të tërhiqen gradualisht.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por më dominuese nga veriu, me shpejtësi prej 10-34 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa maksimalet prej 17 deri në 20°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/