image Moti sot dhe nesër në Kosovë

Kosovë

Moti sot dhe nesër në Kosovë

news image

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë mot me diell.

Mot me diell pritet të mbajë edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), kanë njoftuar se temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

“Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHK. /Gazeta Sinjali/