image Moti për sot, temperaturat minimale në 2 gradë

Kosovë

Moti për sot, temperaturat minimale në 2 gradë

news image

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Në mëngjes parashihet mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale.

/GazetaSinjali/