image Moti për sot, të shtunën dhe të dielen

Kosovë

Moti për sot, të shtunën dhe të dielen

news image

Sot në Kosovë do mbajë mot i ndryshueshëm. Priten intervale kohore me diell, kurse në mesditë dhe pasdite priten zhvillime të fuqishme lokale të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër të imët.

E shtuna dhe e diela na pret me mot jashtëzakonisht të paqëndrueshëm. Priten intervale kohore me diell, zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër, njofton Meteo Ballkan.

Reshjet dhe rrebeshet e shiut ditëve të ardhshme përpos Kosovës do të përfshijnë edhe shumicën e territorit të Shqipërisë, duke përfshirë edhe bregdetin. /Gazeta Sinjali/