image Moti për sot, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Kosovë

Moti për sot, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

news image

Dita e diel ka filluar me mot me diell dhe vranësira të paqëndrueshëm të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat maksimale gjatë ditës së sotme parashihet të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale mbesin të ngjashme me ditët paraprake por në vlerat e maksimaleve parashihen ulje për 2-4 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, ky institut bën të ditur se sot do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.

Ndërkaq, nga java e tjetër moti parashihet të jetë me vapë dhe me temperatura maksimale rreth 35 gradë Celsius./Gazeta Sinjali/