image Moti për sot në Kosovë – në këtë kohë mund të ketë reshje shiu

Kosovë

Parashikim/ Moti për sot në Kosovë – në këtë kohë mund të ketë reshje shiu

news image

Fusha të presionit të ulët që po depërtojnë mbi Mesdhe dhe pjesë të rajonit vazhdojnë të diktojnë mot të ndryshueshëm.

Në mëngjes ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë dhe kryesisht me vranësira.

Reshje shiu parashihen të ketë sonte gjatë natës dhe ditën e nesërme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 15 gradë celsius.

Nga rrafshi i Kosovës erë mesatare juglindore 3-10m/s, e nga Dukagjini erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Indeksi UV: 2./Gazeta Sinjali/