image Moti për sot dhe nesër, shi e borë dhe erëra të fuqishme

Kosovë

Parashikim/ Moti për sot dhe nesër, shi e borë dhe erëra të fuqishme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë ditës së sotme dhe të nesërme në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 6-22 m/s, ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë më e madhe.