image Moti për sot dhe gjatë ditëve të ardhshme

Kosovë

Moti për sot dhe gjatë ditëve të ardhshme

news image

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë paradite, ndërsa pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Nesër në tërë rajonin na pret mot pak më i këndshëm, me ulje të lehta të temperaturave. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vende-vende edhe vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën pritet mot kryesisht me diell, por jo shumë i nxehtë, vende-vende me erëra të freskëta verilindore dhe veriore. Nga e hëna përsëri mjaft nxehtë. /Gazeta Sinjali