image Moti për sot dhe ditëve të ardhshme, kur dhe ku parashikohen rrebeshe shiu, bubullima dhe breshër

Kosovë

Moti për sot dhe ditëve të ardhshme, kur dhe ku parashikohen rrebeshe shiu, bubullima dhe breshër

news image

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me intervale të gjata kohore me diell. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin pritet të ketë mot mjaft të nxehtë dhe me zagushi. Priten intervale të gjata kohore me diell. Pasditeve priten zhvillime lokale të vranësirave vertikale të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe më shumë rajone do të jenë pa reshje.

Nga e hëna na pret mot edhe më i nxehtë e stabil. /Gazeta Sinjali